Gjermania e Julian Nagelsmann i shënon dy gola Hungarisë dhe fluturon në fazën e një të tetave të Europianit pa pritur rezultatin e Skoci-Zvicër.
Pas spektaklit 5-1 ndaj Skocisë, edhe këtë herë pancerat nuk e vunë në diskutim fitoren dhe mbyllën shpejt llogaritë.
Nga një gol në secilën pjesë, bënë që gjermanët ta kishin më të lehtë admirimin e lojës. Musiala në të 22 minutë dhe më pas Gundogan bënë që ekipi i Nagelsmann të siguronte 3 pikë dhe një biletë për në raundin tjetër.
Në ndeshjen tjetër, Gjermania do të luajë me Zvicrën në 23 qershor në orën 21:00, ndërsa nga ana tjetër në po të njëjtin orar, Hungaria sfidon Skocinë.