Politika Koordinatori amerikan për Anti-Korrupsionin Global takim me kreun e SPAK

Koordinatori amerikan për Anti-Korrupsionin Global takim me kreun e SPAK

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pritur sot në një takim Koordinatorin për Anti-Korrupsion Global, Richard Nephew.

Në diskutime morën pjesë dhe zyrtarë të tjerë të institucioneve të larta të drejtësisë dhe jo vetëm.

“Koordinatori për Anti-Korrupsionin Global Richard Nephew pa sot në veprim institucionet gjyqësore shqiptare gjatë takimeve me kreun e SPAK, Altin Dumani, prokurorët e SPAK, si dhe përfaqësues të Ministrisë Anti-Korrupsion, Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit (ILDKPKI) dhe Agjencisë së Prokurimit Publik. Nephew dhe zyrtarët shqiptarë diskutuan përpjekjet e vazhdueshme për forcimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbështesin institucionet e drejtësisë që po forcojnë demokracinë e Shqipërisë teksa ajo përparon në rrugën e saj drejt BE-së”, njofton Ambasada e SHBA-së në Tiranë.