Kryesore Anglia frenon me Danimarkën, por është një hap pranë kualifikimit

Anglia frenon me Danimarkën, por është një hap pranë kualifikimit

Ku është Anglia? Ajo që ëndërron të fitojë Europianin nuk u pa në Frankfurt, e bllokuar me rezultatin 1-1 nga Danimarka, që nuk meritoi vetëm barazimin, por bëri më shumë për fitoren.

Skuadra e Southgate me një sukses do të ishte kualifikuar për në një të teta si e para e grupit, por ashtu si ndaj Serbisë, ndalon së luajturi pasi kalon në avantazh (Kane në minutën e 18′), por këtë herë pësoi barazimin, në minutën e 34 të këtij takimi Hjulmand vendosi baraspeshën

Anglezët qëndrojnë të parët në grupin C me katër pikë, por në javën e fundit mund të ndodhë gjithçka: kundërshtarja e Southgate është Sllovenia me 2 pikë, ndërsa kundërshtarja e Danimarkës që ka 2 pikë është Serbia me vetëm një pikë.