Aktualitet Arrestohet në Durrës i kërkuari për vrasje në Spanjë

Arrestohet në Durrës i kërkuari për vrasje në Spanjë

Një 49-vjeçar nga Durrësi, Armando Masha, është arrestuar në vendlindje, pasi ishte shpallur në kërkim, i akuzuar në Spanjë, për vrasje, në kuadër të grupit kriminal.

“Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 11”, lokalizoi në lagjen nr. 13, Durrës, kapi dhe vuri në pranga shtetasin: A. M., 49 vjeç, i lindur në Durrës. 49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Orgivas, Spanjë,në vitin 2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja”, kryer në kuadër të grupit kriminal”, tha policia.

Interpol Tirana vijon të bashkëpunojë me homologët në Spanjë, për të finalizuar ekstradimin e 49-vjeçarit, në Spanjë.