“Deti” kuqezi prej 50 mijë tifozësh që zëvendësoi “Murin Verdhezi” të Dortmundit në “Signal Iduna Park” dhe më pas shkëlqeu në tribunat e “Volksparkstadion” të Hamburgut, do të zhvendoset në Duseldorf të hënën.
25 deri në 30 mijë tifozë shqiptarë përllogaritet të jenë nesër në mbrëmje në stadiumin “Merkur-Spiel Arena” për të mbështetur kombëtaren shqiptare.
Tifozët kuqezi nuk kanë dashur të humbin sfidën historike përballë Spanjës, ku një 3 pikësh do të na dërgonte në fazën e 1/8 për të parën herë në histori.
Sakaq, mësohet se tifozët shqiptarë janë duke blerë edhe biletat e rivalëve iberikë, që kanë humbur interesin për sfidën pasi kombëtarja “La Roja” u kualifikua si e para e grupit pas fitores ndaj Italisë.
Ndërsa tifogrupi ultras i Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kanë bërë një njoftim para ndeshjes në rrjete sociale ku kanë caktuar pikëtakimin e tyre dhe thërrasin të gjithë shqiptarët t’i bashkohen në mbështetje të ngjyrave kuqezi.
View this post on Instagram