Gjykata e Posaçme la të pa ndryshuar masën e sigurisë “arrest në burg” për tre ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë, Redi Molla, Taulant Tushe dhe Mariglen Qato.
Ish-zyrtarët e Bashkisë kërkuan zëvendësim të masës me një me një masë më të butë.
Pesë të dyshuarit e tjerë të dosjes, Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere do të vijojnë të qëndrojnë në masën e “detyrimit për paraqitje”.
Sipas SPAK, Qato dhe Molla janë pronarë de facto të kompanisë 5D.