Një vdekje tragjike ka përjetuar aktori i filmit, “Pirati i Karaibeve”, Tamayo Perry i cili u sulmua nga një peshkaqen, teksa bënte sërf në Hauai.
Ekipet e shpëtimit shkuan menjëherë në plazhin Malaekahana pas marrjes së njoftimit, por aktori 49 vjeçar kishte marrë dëmtime të rënda dhe u nxor i vdekur në breg.
Tamayo Perry mbahet mend për rolin e tij në serinë e katërt të “Pirates of the Caribbean: On Stranger Tides”.
Ai gjithashtu ka luajtur në filmat Lost, Hawaii Five-0, Blue Crush dhe Charlie’s Angels 2.
I lindur në pjesën lindore të Oahu, Perry ishte një sërfist profesionist prej më shumë se 20 vitesh.