Kaosi ka pushtuar kryeqytetin e Kenias pasi me mijëra njerëz kanë dalë në rrugë, madje kanë sulmuar edhe parlamentin, kundër një projektligji të diskutueshëm financiar që ka ngjallur protesta të gjera.
Mijëra protestues thyen barrierat mbrojtëse dhe arritën të futen brenda parlamentin në Nairobi. Qeveria u detyruar të nxirrte në rrugë ushtrinë pasi një zjarr i madh shpërtheu brenda parlamentit. Të paktën 10 persona janë konfirmuar të vdekur deri tani.
Ligjvënësit kenianë që ishin në ndërtesën e parlamentit u arratisën përmes një kanali nëntokësor. Kenia është në kontrollin e protestave mbarëkombëtare kundër rritjes së propozuar të taksave. Presidenti William Ruto ka thënë se dëshiron të ketë dialog me protestuesit. Megjithatë, forcat e sigurisë janë akuzuar për rrëmbimin e personave të njohur, veçanërisht atyre që kanë ndjekës të shumtë në mediat sociale.
Amnesty International Kenya thotë se po heton vendndodhjen e të paktën 12 personave që u rrëmbyen në mes të natës përpara protestave të planifikuara të së martës. Lista përfshin blogerë, mjekë dhe një punonjës parlamentar.