Lisa Kudrow është ende e pikëlluar nga humbja e mikut të saj të mirë, Matthew Perry. Pasi prej vitesh ajo e ka shmangur të parit “Friends”, për shkak se ndihej në siklet kur shihte veten, ylli 60-vjeçar tha se ka rinisur serialin, në nder të mikut të ndjerë.
“Ai ka qenë shumë gallatë dhe këtë dua të mbaj mend prej tij”, u shpreh Lisa, ndërsa vijoi se ka qeshur shumë me serialin komik.
“Jam e mahnitur nga Courtney Cox (në rolin e Monica Geller); Jam e mahnitur nga Jennifer Aniston (në rolin e Rachel Green) dhe sigurisht, Matthew është unik dhe gallatë. Askush nuk e kap ritmin e komedisë si ai. Matt LeBlanc është po ashtu gallatë dhe Davis Schwimmer”, tha ajo referuar roleve të aktorëve, si Joey dhe Ross. Lisa, me modesti pranoi se qesh ndonjëherë edhe me rolin e saj.
“Kjo është mënyra se si unë festoj përvjetoret tona, duke parë “Friends”. Por është e sikletshme. Nëse dikush hyn në dhomën time dhe jam duke parë “Friends”, është një pamje e tmerrshme, apo jo?”, shtoi ai.
Aktorja tregoi se kujtimet e saj të preferuara lidhen me mbledhjen e kastit në set dhe shakatë që ata bënin.
“Qeshnim gjatë gjithë kohës në mes të seteve, sepse ata janë njerëz që të bëjnë për të qeshur. Veçanërisht Matthew, i cili kishte një qëllim: Sa të qeshura mund të marr në jetën e përditshme, çdo ditë? Kështu që gjithnjë qeshnim shumë, na dilnin lot”, u shpreh ajo.
Matthew Perry, i njohur si Chandler Bing në serialin e famshëm “Friends”, ndërroi jetë në moshën 54-vjeçare.
Aktori u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, në lagjen “Pacific Palisades” në Los Angeles.
Ai ndërroi jetë nga “efektet akute të ketaminës”, sipas raportit të autopsisë. Thuhet se ai merrte terapi me infuzion me ketaminë për depresionin dhe ankthin përpara vdekjes.
Ekzaminimi pas vdekjes arriti në përfundimin se Perry vdiq nga “efektet akute të ketaminës”, ndërsa faktorët kontribues përfshinin “mbytje, sëmundje të arterieve koronare dhe efektet e buprenorfinës”, e cila përdoret për të trajtuar çrregullimin e përdorimit të opioideve.