Pëllumb Gjoka do të vijojë të qëndrojë në qeli.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e biznesmenit, i arrestuar në kuadër të operacionit “Metamorfoza”.
Pëllumb Gjoka, Edmond Preka, Ardrit Hasanbegaj, Xhevahir Lita dhe Oltian Bistri bënë rekurs në dhjetor të 2023-t, për të ndryshuar vendimin e Gjykatës së Posaçme që i mbylli në qeli.
SPAK po i heton ata për akuza të ndryshme nga vrasja, te përgatitja e atentateve në Tiranë e Shkodër, si dhe korrupsion e shpërdorim detyre.