Biznesmeni Kristian Boçi ka reaguar për herë të parë pas njoftimit të Prokurorisë së Tiranës, për sekuestrimin e pasurive me vlerë 50 mln euro, në emër të tij dhe personave të lidhur me të.
Në një status në rrjetet sociale, Boçi përmend aktivitetet e tij të bamirësisë, ku thotë se ka ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që nuk ka mundësi ekonomike.
Postimi i Kristian Boçit:
Zoti nuk na sjelle rastesisht ne nje Komb.
Për 47 vite i kam dhënë më të mirën time, kam ndarë dhe kafshatën e fundit me atë që ska.
Kurrë si kam hy ne hak vëndit tim, as me vjedhje, as me tendera, as me krime, as me poste, as edhe me një llojë gjëjë që cenon ligjin e vëndit tim.
E dua Zotin dhe ai thotë respekto ligjin dhe ashtu te respektoj une ty.
Jam kalimtarë, në ketë jetë do testohemi me të mirën e të keqen me u përballë
Zoti e bekoftë vendin tim dhe për sa të jetoj do bëj veç mirë