Italia e mbylli rrugëtimin e saj në Euro 2024 në fazën e 1/8-tave me axurrët që u mposhtën nga Zvicra me shifrat 2-0.
Pas sfidës, trajneri Luciano Spalletti theksoi se ai pati shumë pak kohë në dispozicion për të përgatitur skuadrën për këtë kompeticion ndërsa shtoi se në këtë moment, ekipi nuk mund të bënte asgjë më shumë pasi vuajti edhe freskinë fizike.
“Mungoi diçka në aspektin personal të lojtarëve, por në këto raste përgjegjësia është gjithmonë e trajnerit. Edhe pse nuk kam pasur shumë kohë në dispozicion për ta përgatitur Europianin. Ishim nën ritëm dhe pastaj bëhet e vështirë, më pas goli i dytë na preu gjunjët. Për fat të keq ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, nuk ishim në kushtet për të bërë diçka më shumë.
Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, duhet vazhdimësi dhe sakrifica, në shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, u shpreh Spalletti.