Do të përcillet sot për në banesën e fundit kolosi i letërsisë Ismail Kadare, i cili mbylli sytë të hënën në moshën 88-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi të pafund letrare me veprat e tij.
Homazhet po kryhen në ambientet e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit, aty ku shkrimtarit të njohur po i jepet lamtumira e fundit.
Në fotot e siguruara nga LSA, shihet edhe bashkëshortja e tij, Helena Kadare dhe vajzat e saj, veshur në të zeza e me lot në sy.
Pjesë e homazheve janë politikanë, shkrimtarë dhe përfaqësues diplomatikë në Shqipëri.