Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve në nder të shkrimtarit të ndjerë Ismail Kadare. Në librin e kujtimeve, Kurti shkroi se pikëllimi për humbjen e Kadaresë është shumë i thellë, pasi admirimi ishte i lartë.
“Pikëllimi është i thellë sepse admirimi është i lartë. Historia (me gjithë mitet), politika (me gjithë intrigat), gjuha (me gjithë bukurinë) me romanet dhe poezitë e Ismail Kadaresë u bënë dije dhe vetëdije për popullin tonë. Lum ne që e patëm, kaq shumë. Vepra e tij do të rrojë gjatë, jo vetëm për ne”, shkroi Kurti.