Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama për të dhënë shpjegime për këshilltarin e jashtëm, kërkesë kjo që ëshë rrëzuar.
Nga foltorja e Kuvendit, Bardhi ka thënë se këshilltari i jashtëm i kryeministrit sipas tij është agjent i shërbimeve sekrete rumune dhe gjithashtu shprehet se është i lidhur me një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës.
Lindita Nikolla: Kërkesa e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së për interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, lidhet me dhënien e informacioneve dhe shpjegimeve lidhur me marrëdhënien e kryeministrit me këshilltarin e tij të jashtëm, Koldea si dhe veprimtarinë këshillimore që ai ka kryer për kryeministrin e Shqipërisë. Në shkresën drejtuar Bardhit, kam argumentuar mospranimin e kërkesës për interpelancë pasi kjo nuk është në përputhje me parashikimet e rregullores së Kuvendit.
Gazment Bardhi: Nuk e di kush ka vendosur për t’u tallur me ty dhe nuk e di se kush t’i jep këtu. Interpelanca është mjet për llogaridhënie dhe kryeministri në bazë të kushtetutës kur zotrore je betuar mbi të. Neni përcakton se kryeministri është i detyruar që t’i përgjigjet kërkesat për intepelancë. Ka frikë të japë shpjegime për aferat, ku vetë përfshihet.
Ne kemi kërkuar interpelancë sepse ekzistojnë dokumentat zyrtare por edhe raportimet e medias ndërkombëtare që kryeministri i Shqipërisë ka emëruar këshilltar një agjent të shërbimeve sekrete rumune dhe që këtu ka një shkelje se cënohet siguria publike dhe së dyti rezulton se ky person përveç se i përfshirë në korrupsion në shtetin e tij, është i lidhur me një linjë të trafikut ndërkombëtar të drogës që lidh Meksikën me Shqipërinë dhe Shqipërinë me Rumaninë.
Unë dhe grupi i PD-së kemi të drejtë që t’i kërkojmë llogari kryeministrit se si është njohur me këtë element, pjesë e trafikut ndërkombëtar të drogës. Ai nen që ti citon sepse nuk ke as koncept, kuvendi është organi më i lartë kushtetues, hedh firma pa lexuar se çfarë firmos, ka për detyrë të na thotë se për çfarë shqiptarët kanë paguar këtë person çdo muaj me paratë e tij. Nëse e ka marrë për ta këshilluar për cilësinë e kokainës, tërhiqemi. Por nëse e ka marrë për punë të shtetit, duhet të japë llogari. Apo i ka marrë lekët si McGonigal për të sulmuar opozitën?
Nëse është ky rasti, a ka mundësi që të na përgjigjesh për çfarë e ka këshilluar kryeministrin tënd, Edi Ramën? Na e thuaj moj zonjë. Koldea merr 7 mijë Euro cdo muaj për të këshilluar kryeministrin e Shqipërisë, na e thuaj pra për çfarë i kanë paguar shqiptarët lekët për këtë individ që dyshohet në një linjë kokaine Shqipëri-Meksikë-Rumani. Për çfarë e ka këshilluar? Si të lejojë trafikun ndërkombëtar të drogës? Lekët e qytetarëve që i lini pa ilaçe në spitale?