Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksioni i SPAK, që çoi në pranga ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj, dhe dy persona të afërt të tij. Në total prokuroria ka lëshuar 5 masa sigurie, 3 arrest me burg, dhe dy të tjera arrest shtëpie.
Ata janë, përveç ish-ministrit Beqaj, edhe Ermal Kurtulaj, Alfred Nikollaj, Gazmend Haxhia, Elton Marini, Bledar Leka dhe Bjona Ziaj.
Ilir Beqaj akuzohet se ka abuzuar me fondet e BE-së gjatë kohës që drejtonte agjencinë SASPAK. Përmes njerëzve të besuar ku njëri prej tyre është Ermal Kurtulaj, drejtues i projektit Eusair, pranë Agjencisë, ata dyshohet se kanë përfituar shuma të mëdha parash, përmes faturave fiktive për shërbime të pakryera të lëshuara nga biznese të ndryshme në Tiranë.
Urdhër arresti edhe për Ermal Kurtulajn, ish-vartës i Beqajt tek SASPAC, të cilit i është kontrolluar banesa me herët për llogari të hetimit.
Ish-ministri Beqaj përdori automjetin në emër të Kurtulajt, por që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e Beqajt, për disa herë tek vinte në SPAK për masën “detyrim për paraqitje” për çështjen e Sterilizimit. Arrestimi është kryer nga policia e Tiranës.