Një 35-vjeçar i akuzuar nga GJKKO për pastrim parash është vënë në pranga në Itali me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Bëhet e ditur se Juri Ymeraj, 35 vjeç u arrestua në Padova pasi për të, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Vijon bashkëpunimi me Interpol Romën, për të finalizuar ekstradimin e 35-vjeçarit, në Shqipëri.