Pas ndeshjes së fundit me kombëtaren gjermane në Euro 2024, Toni Kross ka varur zyrtarisht këpucët në gozhdë duke u tërhequr nga futbolli i luajtur.
Një nga mesfushorët më të mirë në historinë e futbollit, luajti ndeshjen e fundit në karrierën e tij, në Shtutgart, ku Spanja eliminoi Gjermaninë në çerekfinale. Pasi konfirmoi pak kohë më parë pensionimin nga Real Madridit pas përfundimit të sezonit 2023/24, tani Kross largohet dhe nga kombëtarja gjermane duke mbyllur rrugëtimin e tij në sportin që e respektonte çdo kundërshtar.
Në profilin e tij në rrjetet sociale, ai ka postuar një letër lamtumire ndërsa falenderon të gjithë shokët e skuadrës dhe tifozët që e kanë mbështetur në çdo hap.
“Një falënderim i veçantë për të gjithë ju që e keni bërë këtë Evropian në shtëpi diçka të veçantë. Të kemi parë, kemi jetuar dhe ndjerë. Në nivel personal, do të doja t’ju falënderoja për ngrohtësinë dhe dashurinë vërtet të veçantë të javëve të fundit. Ka qenë shumë e veçantë”, tha ai.
Në fund kishte dhe një kërkesë falje për Pedrin duke i thënë se nuk ishte qëllimi i tij ta dëmtonte.
“Më fal dhe shërohu shpejt Pedri! Kurrsesi s’do të doja të dëmtoja. Shërim të shpejtë dhe gjithë të mirat. Je një lojtar i madh”, shkruan Kross.