Zgjati 70 minuta ëndrra e Turqisë për t’u kthyer në një gjysmëfinale të Europianit pas 16 vitesh (ishte në top 4 në 2008).
Akaydin kaloi Turqinë në avantazh në minutën 35′, por turqit u përmbysën nga Holanda në gjashtë minuta, nga 70′ deri 76′. Në fillim një gol i De Vrij, më pas një autogol Muldur dënoi skuadrën e Montella-s dhe shtyu Holandën Koeman në gjysmëfinale, 20 vites pas herës së fundit (2004).
Holanda do të gjejë përballë Anglinë në gjysmëfinalen e 10 korrikut në “Signal Iduna Park” të Dortmundit.
Spanjë-Francë është gjysmëfinalja tjetër (9 korrik).