Policia Kufitare ka bllokuar 24 mjete lundruese përgjatë vijës bregdetare në vend.
Sipas asaj që njoftojnë uniformat blu në kuadër të operacionit “SIGURIA DETARE”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, hapësirave liqenore dhe atyre lumore, me qëllim parandalimin e incidenteve.
Bëhet e ditur se mjetet e bllokuara janë 15 jet ski, 5 skafë dhe 4 gomone.
Ndërkohë Policia Kufitare apelon për të gjithë përdoruesit e mjeteve lundruese që të vijojnë të zbatojnë rregullat për përdorimin e mjeteve lundruese, të jenë të pajisur me mjetet e shpëtimit, si dhe të respektojnë zonat e përcaktuara për lundrim me këto mjete, me qëllim që ata dhe pushuesit e tjerë të jenë të sigurt dhe të qetë.