Kryesore Zgjedhjet në Himarë, PS zgjedh Vangjel Tavon si kandidat. Klosi: Do të...

Zgjedhjet në Himarë, PS zgjedh Vangjel Tavon si kandidat. Klosi: Do të kemi një garë të qetë elektorale

Partia Socialiste ka zyrtarisht një kandidat për zgjedhjet e 4 gushtit që do të mbahen në Bashkinë e Himarës.

Vangjel Tavo, i cili mban prej pak muajsh detyrën e Prefektit të qarkut Vlorë , është votuar nga kryesia e PS si kandidat për Himarën.

Në mbledhjen e sotme të Kryesisë, socialistët po ashtu kanë rënë dakord që të shtyjnë me një javë mbajtjen e Kongresit të partisë, që ishte parashikuar të zhvillohej më 20 korrik.

“Vangjel Tavo vjen si një figurë e njohur politike, njohës i asaj zone, i asaj krahine. Garat elektorale e kanë përgatitur atë që të jetë përfaqësues i atij komuniteti. 4 gushti është shumë afër. Do të kemi një garë të qetë elektorale”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi.