Drejtuesi i SPAK Altin Dumani po zhvillon sot një takim me gazetarët për çështjet që ka nën hetim Struktura e Posaçme dhe jo vetëm.
Lidhur me Arben Ahmetajn, Dumani ka deklaruar se “ka procedime në Prokurorinë e Posaçme për inceneratorët dhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3 po verifikohen”.
Më tej ai ka theksuar se ”janë në pritje të përgjigjes nga autoritetet zvicerane për ekstradimin e ish-zëvendëskryeministrit.”
Kreu i SPAK u ndal edhe te ekstradimet e të kërkuarve shqiptarë nga Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi.
“7 procedura zyrtare ekstradimi kemi me Dubain, pasi në informacionet që ne kemi, aty ndodhen të dyshuarit që u kemi firmosur urdhërarreste ndërkombëtare”, tha Dumani.