Politika Protesta e 11 korrikut, Berisha porosi strukturave: Të jetë më e madhja...

Protesta e 11 korrikut, Berisha porosi strukturave: Të jetë më e madhja që Tirana ka njohur

Kryedemokrati Sali Berisha iu është drejtuar me një mesazh të zgjedhurve të të gjitha niveleve dhe anëtarëve e mbështetësve të Partisë Demokratike.

Mesazhi ka në qendër protestën e 11 korrikut, për suksesin e të cilës, ish-kryeministri thotë se janë vendimtare 3 ditët e ardhshme. Më tej, Berisha shprehet se ajo duhet me çdo kusht të jetë protesta më e madhe dhe më e fuqishme që ka njohur Tirana deri më sot.

Anëtarëve dhe mbështetësve të PD-së, Berisha ju ka bërë thirrje që të bëjnë gjithçka për mobilizimin më të paparë për të garantuar pjesëmarrjen e demokratëve në protestë.

Më 11 korrik, Berisha thotë se mbështetësit e PD-së duhet të dëshmojnë para shqiptarëve dhe botës se janë shumica politike e vendit e gatshme për çdo betejë e fitore.