Qindra qytetarë i janë bashkuar këtë të hënë protestës përpara Ministrisë së Shëndetësisë.
Protesta zhvillohet pas përgjimeve të publikuara ku u përfshinë disa mjekë të Onkologjikut.
Qytetarët shprehen të skandalizuar nga bisedat e publikuara, ku disa mjekë të Onkologjisë bënin pazare me jetët e njerëzve.
Ashtu si në protestat e shkuara, qytetarët rrethuan ministrinë e Shëndetësisë me pankartën “Ministria e Vdekjes”.