Një 26-vjeçar i kthyer në tmerrin e banorëve në 3 qytete është arrestuar nga policia e Tiranës, nën akuzën e vjedhjes.
Korado Mile ishte shpallur në kërkim nga blutë e kryeqytetit pasi gjykata e shkallës së parë e kishte dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim gjithashtu dhe drejtoritë e policisë në Durrës dhe Shkodër, për të njëjtën vepër penale.