Shuhen dilemat për Sylvinhon. Braziliani do të vazhdojë të jetë trajner i Kombëtares shqiptare.
“Mund të them që kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk kemi firmosur”, deklaroi Sylvinho për TCH.
Rinovimi i kontratës me kushte të përmirësuara financiare do të jetë deri në fund të kualifikueseve të Botërorit 2026 dhe pritet të zyrtarizohet në orët në vijim nga ana e FSHF-së.
Sylvinho u ul në stolin e Shqipërisë në janar 2023 dhe arriti të kualifikojë ekipin në Kampionatin Europian.
Trajneri do të rikthehet me përgatitjet e Ligës së Kombeve në muajin shtator. Siç mësohet, pjesë e stafit do të jenë edhe Pablo Zabaleta dhe Doriva.