Aktualitet E rëndë në Shijak: Gjendet i vdekur në një godinë të braktisur...

E rëndë në Shijak: Gjendet i vdekur në një godinë të braktisur 40-vjeçari

Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e sotme në Shijak.

Sipas policisë, ai është gjetur në një godinë të braktisur dhe nuk dihet shkaku i vdekjes, nga të dhënat e para mësohet se ai nuk ka patur shenja dhune.

“Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është  gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., rreth 40 vjeç, banues në Shijak.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit”, njoftoi policia.