Bota Gafa e re e Biden bëhet virale: Ngatërron Zelenskyn me Putin

Gafa e re e Biden bëhet virale: Ngatërron Zelenskyn me Putin

Presidenti amerikan Joe Biden nuk i lë dot pas gafat. Shefi i Shtëpisë së Bardhë, në një konferencë në përfundim të samitit të NATO-s, ka ngatërruar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky me Vladimir Putin të Rusisë. Vendet janë në luftë që prej vitit 2022.

“Tani do t’ia jap fjalën presidentit të Ukrainës, i cili ka guxim dhe vendosmëri. Zonja dhe zotërinj, presidenti Putin”, u shpreh Biden.

Ndërkohë, Zelensky u pre pak në fytyrë dhe ‘ngrirja’ e tij u reflektua.

Biden e kapi menjëherë gafën dhe u shpreh: “Presidenti Putin? Ai që do ta mundë presidentin Putin”, duke shtuar se ka qenë aq i përqendruar në përfundimin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, sa u ngatërrua.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Menjëherë kanë nisur komentet në rrjet. “Shpresoj që të mos ngatërrohet dhe të bombardojë Ukrainën në vend të Rusisë”; “Plak, Amerika ka nevojë për njerëz më të rinj në pozicione të larta”; “A e di ai që mbretëresha Elizabeth ka ndërruar jetë?”; “Atëherë, edhe Zelensky duhet ta quajë atë Trump”, ishin disa nga komentet.

Por kjo nuk ishte gafa e vetme. Teksa gazetarët e pyetën në lidhje me zëvendësimin e tij me Kamala Harris, kreu i Shtëpisë së Bardhë ngatërroi Harris me Trump, për të cilën tha se ishte thjesht një gabim. “Shiko, unë nuk do të kisha zgjedhur zëvendëspresidentin Trump si zëvendëspresident nëse ajo nuk do të ishte e kualifikuar për të qenë president”, u shpreh ai.

Biden është bërë shpesh tematikë diskutimi, pasi përpos gafave, ka edhe momente kur ‘ngrin’ dhe as jep e as nuk merr në biseda me të tjerët. Këto paraqitje të presidentit kanë ngjallur dilemën nëse ai është në gjendje të fitojë kundrejt Trump dhe mund të vijojë të qeverisë vendin.