Kryesore Beleri të hënën del nga burgu? Kërkon leje të betohet në Strasburg

Beleri të hënën del nga burgu? Kërkon leje të betohet në Strasburg

Fredi Beleri eurodeputetit të zgjedhur në Parlamentin Europian i është dhënë leja nga autoritetet shqiptare për të marrë pjesë në legjislaturën hapëse të Parlamentit Europian për t’u betuar.

Media greke ERT tha se Beleri, i cili u zgjodh eurodeputet në Greqi për partinë qeverisëse Demokracia e Re, do të fluturojë të hënën për në Athinë dhe më pas do të transferohet në qytetin francez të Strasburgut.

Vitin e kaluar, Beleri u zgjodh kryetar i bashkisë së Himarës por humbi detyrën dhe tani po vuan dënimin me dy vjet për blerje votash në ato zgjedhje, një vendim të cilën ai e kundërshton.

E kontaktuar nga A2 CNN, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk e konfirmon këtë fakt. Sipas burimeve zyrtare, kërkesa e Belerit për leje është në shqyrtim, por ende nuk është firmosur.