Aktualitet Gjithçka nisi për një gjobë/ Sherri në Vlorë, pronarët e pikës së...

Gjithçka nisi për një gjobë/ Sherri në Vlorë, pronarët e pikës së monopatinave sulmuan policët

Policët sherr me grushte me qytetarët në Vlorë

Një konflikt që ka përfunduar në konfrontim fizik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares në Vlorë.

Mësohet se punonjësit e policisë kanë qenë në detyrë në Pedonale dhe kanë proceduar me gjobë një shkelës.

Në ketë moment kanë reaguar dhunshëm pronarët e pikës së monopatinave duke çuar në situatën që shihet edhe në videon e mëposhtme.

Mësohet se pronarët e aktivitetit ushtronin veprimtarinë e tyre në paligjshmëri duke zaptuar hapësirën publike.

Dy prej tyre janë arrestuar ndërkohë që dy të tjerë janë ende në kërkim.

Aktualisht Bashkia e Vlorës po pezullon aktivitetin e tyre.