Pas atentatit ndaj Donald Trump, një video e re e publikuar në media, tregon momentin kur agjentët e Shërbimit Sekret qëlluan mbi personin e armatosur në një çati qindra metra larg.
Pamjet tregojnë agjentët në majë të një ndërtese mbi skenën e mitingut në Butler, Pensilvani, ndërsa qëllojnë në drejtim nga erdhën të shtënat.
Pak sekonda më vonë, autori i dyshuar u ekzekutua nga një snajper i sigurisë së Donald Trump. Ai u identifikua si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Bethel Park, Pensilvani.
Referuar mediave vendase, Crooks identifikohet si një republikan, teksa mbeten ende mister shkaqet e këtij atentati të mbetur në tentativë.
FBI ka kërkuar ndihmën e qytetarëve që të ndihmojnë në hetimin për zbardhjen e plotë të këtij sulmi të armatosur. Trump ka folur pas sulmit me armë duke thënë se “nuk do të dorëzohet kurrë”.