Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e Kejvina Kthellës për kthimin e një automjeti “Audi”, të sekuestruar për llogari të hetimit ndaj Redian Rrajës.
Pasuria në fjalë u bllokua nga SPAK si pasuri e dyshuar e Rrajës, që po hetohej për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja.
Prej shkurtit 2024 automjeti është konfiskuar me vendim të Gjykatës së Posaçme.