Federata Franceze e Futbollit është përgjigjur zyrtarisht pas publikimi të pamjeve të lojtarëve të Argjentinës duke kënduar këngë me përmbajtje raciste për origjinën afrikane të lojtarëve të Francës.
AFP raportoi këtë mëngjes se FFF do t’ia referonte çështjen FIFA-s. Tani, FFF nëpërmjet një deklarate njofton se do të bëjë një ankesë ligjore.
Në deklaratë për mediat të FFF shkruhet: “Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Philippe Diallo, dënon me termat më të ashpër thirrjet raciste dhe diskriminuese të bëra kundër lojtarëve të përfaqësueses franceze në kontekstin e një kënge të kënduar nga lojtarët dhe mbështetësit e skuadrës së Argjentinës pas fitores së saj në Kupën e Amerikës dhe të transmetuar në një video në rrjetet sociale”.
Në deklaratën e saj, FA franceze shton se presidenti i saj do të paraqesë një ankesë ligjore për fyerje dhe përdorim të gjuhës diskriminuese me motive racore.
Gjithashtu do të kërkojë të marrë në pyetje FIFA-n dhe homologun e tij argjentinas – presidentin e AFA-s, Claudio Tapia – për këtë çështje, duke pasur parasysh “seriozitetin e këtyre komenteve tronditëse, përkundër ndaj vlerave të sportit dhe të drejtave të njeriut”.
Në “video-live” në llogarinë në rrjetet sociale të futbollisti Enzo Fernandez, lojtarët e Argjentinës këndonin një këngë që përmbante fyerje dhe diskriminim ndaj lojtarëve me orgjinë afrikane të Francës.
Kënga përfshin fjali të tilla si: “Ata luajnë për Francën, por vijnë nga Angola” dhe “Nëna e tyre është nigeriane, babai i tyre është kamboxhian, por në pasaportën e tyre: Francë”.
Kënga raportohet se është krijuar nga tifozët argjentinas gjatë Kupës së Botës më 2022 në Katar ku “albiçelestet” fituan në finale ndaj “bluve”.
🚨🇦🇷 Les joueurs de l’Argentine ont entonné un chant RACISTE à l’encontre de l’Équipe de France après leur victoire en Copa America :
« 𝘐𝘭𝘴 𝘫𝘰𝘶𝘦𝘯𝘵 𝘱𝘰𝘶𝘳 𝘭𝘢 𝘍𝘳𝘢𝘯𝘤𝘦 𝘮𝘢𝘪𝘴 𝘷𝘪𝘦𝘯𝘯𝘦𝘯𝘵 𝘥’𝘈𝘯𝘨𝘰𝘭𝘢,
𝘐𝘭𝘴 𝘷𝘰𝘯𝘵 𝘣𝘪𝘦𝘯 𝘤𝘰𝘶𝘳𝘪𝘳,
𝘐𝘭𝘴… pic.twitter.com/XkDk19WwN7— Instant Foot ⚽️ (@lnstantFoot) July 16, 2024