Tre vite pas vrasjes së kamerierit Gazment Kumaraku në restorantin “Fish City” në Labinot, Prokuroria ka kërkuar 20 vite burg për autorin, Erjon Llapushi, i cili vazhdon të jetë në arrati.
Krimi ndodhi më 2 tetor 2021. Erjon Llapushi është autori, i cili kishte shkuar si klient në restorantin “Fish City”, por 50-vjeçari që ishte në krye të detyrës si shef i kamarierëve e ka njoftuar se tavolina ku ishte ulur ishte e rezervuar.
Llapushi ka kundërshtuar dhe debati ka agravuar duke e goditur me grushte dhe sende të forta.
50-vjeçari ka rënë duke përplasur kokën me një pjesë betoni duke përfunduar në gjendje kome dhe më pas ndërroi jetë.