Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për problematikën e ndotjes në Liqenin e Komanit. Rama tha se pastrohet çdo dy javë ku theksoi se do dërgohet për pastrim edhe ushtria.
Kryeministri pati kritika për qytetarët që hedhin plehrat rrugëve ku u shpreh se “historia që banorët hidh dhe ushtria pastro nuk mund të vazhdojë në pafundësi.”
Ndër të tjera Rama njoftoi se do investohet edhe në rrugën e Komanit.
Edi Rama: Tjetra është pastrimi. Është më mirë së sa vjet, por duhet qëndruar mbi kokë. Janë bërë bajat duke sjelle si shembull policinë e Lezhës si bashki, por është fakt. Është pasqyrë pastërtie. Është bërë progres, por duhet kuptuar që nuk është thjesht tek plazhet çështja. Është edhe brenda vendit. Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë me forca të shumta, do çojmë edhe ushtrinë për ta pastruar, por kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro nuk mund të vazhdojë në pafundësi. Zona e veriut po njeh një bum të jashtëzakonshëm turistik dhe tani do të investojmë edhe rrugën e Komanit se i ka ardhur radha, por ama liqeni i mbushur çdo dy javë me plehra që i hedhin rrugëve sikur kanë turp t’i hedhin aty ku duhen hedhur, nuk e di.