Një 40-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e Policisë pasi akuzohet se ka krijuar llogari false në rrjetet sociale me qëllim denigrimin e figurës së ish të dashurës së tij.
Sipas asaj që njofton Policia ish e dashura e të arrestuarit ka bërë kallëzim se në rrjete sociale krijoheshin llogari të ndryshme me emrin dhe me fotot e saj për një periudhë 7-mujore.
Ndërkohë 40-vjeçari, banues në Tiranë, akuzohet për veprat penale “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.