Personi në foto është Leonard Luzi, 47-vjeçari që u arrestua në Spanjë për llogari të Interpol Tiranës.
Luzi është i kërkuar nga autoritetet shqiptare si porositës i atentatit ndaj Inez Hajrullës në Vlorë në muajin gusht të vitit të kaluar.
Për këtë ngjarje fillimisht u arrestua Amarildo Nikolli, i cili do kryente dhe ekzekutimin.
Pas prangosjes, Nikolli bashkëpunoi me autoritetet duke përfituar dhe statusin e të penduarit të drejtësisë.
Pas arrestimit në Spanjë, Leonard Luzi do të ekstradohet në Shqipëri.