Kryeministri Edi Rama është takuar me homologun grek Kyriakos Mitsotakis në Pallatin Blenheim të Anglisë, ku ndodhen në kuadër Samitit të Komunitetit Politik Europian.
Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, të dy kryeministrat duken të buzëqeshur në praninë e njëri-tjetrit, edhe pse së fundmi kanë pasur shumë tensione.
Përplasja e tyre më e fundit ka qenë ajo për çështjen e tashmë ish-kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, për të cilin vetë Mitsotakis u zotua se do të bëhej pengesë për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.