Alvaro Morata është zyrtarisht një lojtar i Milanit. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi italian, që ka zbuluar edhe detajet e kontratës.
Sulmuesi spanjoll ka firmosur deri në verën e vitit 2028, me mundësi rinovimi edhe për një tjetër sezon, nëse bind me paraqitjet e tij.
31-vjeçari do të mbajë veshur fanellën me numrin 7, ndërsa ajo me numrin 9 ka mbetur ende e lirë pas largimit të Giroud, duke bërë që të mendohet se Milani do të firmosë me një tjetër sulmues.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka marrë shërbimet e sulmuesit Álvaro Borja Morata Martín nga Club Atlético de Madrid. Kapiteni i kombëtares spanjolle, me të cilën sapo është shpallur kampion Europe, Morata ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2028 me opsion edhe për një vit tjetër.”, thuhet në njoftimin e klubit.
Milani pagoi në arkat e Atletico Madrid një shumë prej 13 milionë eurosh, aq sa ishte edhe klauzola e largimit për sulmuesin.
Morata rikthehet të luajë në Serie A, aty ku në të kaluarën ka shkëlqyer me fanellën e Juventusit, para se të rikthehej te Real Madrid.