Dy efektivë të pezulluar nga ushtrimi i detyrës dhe tre të tjerë në “arrest shtëpie”. Këto janë masat e sigurisë që Prokuroria e Elbasanit kërkoi dhe gjykata vendosi për 5 policë, ndaj të cilëve është regjistruar një procedim mbi bazën e informacionit të referuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore të rajonit Korçë-Elbasan.
Pesë efektivët e Rrugores akuzohen se gjatë ushtrimit të detyrës kanë kryer veprimtari të paligjshme, që lidhen me praktikat të kundërvajtjeve administrative që kryenin shtetas të ndryshëm, duke përfituar në këmbim shuma të ndryshme monetare.
Gjykata vendosi pranimin e kërkesës së prokurorisë dhe caktoi masat e sigurimit për shtetasit me detyrë punonjës policie si më poshtë:
– Caktimin ndaj shtetasit nën hetim E.H, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit A.T masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit Xh.S, masa shtrënguese “Arrest në shtëpi, të parashikuar nga neni 237 i Kodit te Procedurës Penale i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi kompjuterik” të parashikuar nga neni 259/1, 248, 186/a të Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit E.K, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
– Caktimin ndaj shtetasit N.Xh, masën e sigurimit “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik, parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal.
AMP dhe prokuroria e Elbasanit po vijojnë hetimet për dosjen në fjalë pasi dyshohet se të tjerë persona janë përfshirë në veprimtari të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrës.