Është vetëvrarë mëngjesin e kësaj të shtune Olsi Ibro, një prej pronarëve të kompanive të mikrokredive i cili ishte akuzuar për mashtrimin e mijërave qytetarëve.
Sipas policisë, Ibro është hedhur nga një pallat në ndërtim në rrugën “Rramazan Shijaku” në kryeqytet.
“Më datë 20.07.2024, në rrugën “Ramazan Shijaku”, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një pallati në ndërtim e sipër, shtetasi O. I., 45 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia e Tiranës.
Bashkëshortja e Olsi Ibros, Elsa Ibro është me masën “arrest ne shtëpi” si administratore e Micro Credit Albania.
Ditën e djeshme, Prokuroria e Tiranës sekuestroi shoqëritë “Micro Credit Albania” dhe “Final”, ndërkohë që bashkëshortja e Olsi Ibros, Elsa Ibro ndodhet në “arrest shtëpie” si administratore e “Micro Credit Albania”.