Një 33-vjeçar më Fier është vënë në pranga pasi tentoi që t’i merrte jetën një familjares së tij.
Ngjarja ka ndodhur në Zhupan të Fierit ku A. N., 33 vjeç dyshohet se ka plagosur me thikë F. N., 59 vjeçe.
33-vjeçari u vu në pranga për veprat penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, dhe “Posedimi, blerja, mbajtja, apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Sa i përket të plagosurës, 59-vjeçarja ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u gjet dhe sekuestrua një thikë.