Sport Kur i ka fillesat atletika në Shqipëri?

Kur i ka fillesat atletika në Shqipëri?

Atletika, si sport që përfshin vrapimet, ecjen, kërcimet dhe hedhjen e veglave sportive, dëshmohet që në periudhën ilire.

Stadiumi i Plloçës së Vlorës shërbente për atletikë.

Veprimtaria e parë e organizuar është vrapimi në Shkodër më 1920.

Kampionati i parë kombëtar për meshkuj u bë më 1929 në Tiranë.

Pas çlirimit të vendit, atletika u bë sport masiv, ushtrimet e atletikës u futën në edukimin fizik në shkolla.

Kishte një kalendar vjetor që përmbante veprimtari kombëtare, që drejtoheshin nga Federata Shqiptare e Atletikës.