Kuriozitete Sa është thellësia maksimale e detit Adriatik?

Sa është thellësia maksimale e detit Adriatik?

Deti Adriatik është pjesë e detit Mesdhe, në jug të Europës, midis Gadishullit Ballkanik në lindje e Gadishullit të Apenineve në perëndim.

Në jug nëpërmjet kanalit të Otrantos lidhet me detin Jon e detin Mesdhe.

Sipërfaqja e detit Adriatik është 130.000 km2, gjatësia maksimale 850 km dhe gjerësia 203 km.

Thellësia më e madhe është 1590 m, në vijën Shëngjin (Shqipëri)-Monopol (Itali).

Bregdeti shqiptar i Adriatikut në përgjithësi është i ulët dhe i sheshtë.

Gjiret më kryesore në brigjet shqiptare të detit Adriatik janë gjiri i Vlorës, i Durrësit, i Rodonit dhe i Drinit, ndërsa kepet më kryesore janë kepi i Treporteve, i Semanit, i Selitës, i Rodonit etj.