Politika “Dashnorët e listave të hapura të heqin dorë nga mandati”, Bardhi kërcënon...

“Dashnorët e listave të hapura të heqin dorë nga mandati”, Bardhi kërcënon deputetë kritikë: Kandidoni si të pavarur

Kryetarit të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, duket se i kanë mbaruar justifikimet për dakordësinë që arriti PS dhe PD për listat mbyllura të kandidatëve për deputetë.

Bardhi ka kaluar në kundër sulm ndaj deputetëve kritikë, duke thënë se nëse ata duan listat e hapura le të japin dorëheqjen dhe të kandidojnë si të pavarur.

“Në këtë foltore po flitet për shumëçka, por jo për atë që është thelbi. Po nxirret çdo problem që ka ndodhur në të shkuarën me Kodin Zgjedhor po ju referuar përmbajtjes konkrete të asaj që ne diskutojmë sot. Cilido që është dashnor i votës e ka mundësinë të kandidojë si deputet i pavarur, të marrë votat dhe të vijë në Kuvend si vullnet i votës së qytetarëve.

Se dyti në po ftohemi të refuzojmë zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, sepse në fakt  drafti që kemi sot për votim parashikon vetëm këtë.

Nëse ishit kaq dashnorë të listave të hapura hiqni dorë nga mandati dhe lini ata që zgjedhjet e shkuara morën më shumë vota sesa ne. Nuk mund të këtë një parim sot dhe një parim kur u ulëm në karrigen e deputetit.

Meqë qenkemi parimore dhe dëshirojmë që ai që ka më shumë vota jepni dorëheqjen sepse ka shumë kolegë më shumë vota sesa nesh në këtë sallë.

Kush thotë që Gjykata Kushtetuese ka urdhëruar që listat të jenë 100% të hapura ose është injorant ose gënjen. Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar herësin e vendosur në ndryshimet e 2020 duke e konsideruar si numër votash jo proporcional për qarqe të caktuara”, tha Bardhi.

Në këtë mënyrë, Gazment Bardhi është rreshtuar plotësisht në krahun e Sali Berishës dhe Edi Ramës sa i përket paktit të tyre për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, ku listat për deputetë do të jenë praktikisht 90% të mbyllura.