Politika “Ka bërë sa një qeveri e tërë për njerëzit”, kush është deputeti...

“Ka bërë sa një qeveri e tërë për njerëzit”, kush është deputeti që Rama e përloti me fjalët e tij

Në fjalën e tij nga Pallati i Kongreseve, kryesocialisti Edi Rama veçoi nga përfaqësuesit e PS në qarqe, deputetin Vullnet Sinaj. E mori si një shembull të mirë pune, krahas shumë të tjerëve sipas tij në radhët e së majtës.

Ndërkohë, Sinaj u përlot nga fjalët e Ramës…

“Kemi dhe deputetët që nuk mungojnë as kur duhet të ulen në karrige për të marrë vendime, e as për t’u dhënë këmbëve kur ka punë për të bërë. Vullnet Sina, është njëri prej tyre. I ka në rregull punët e veta do thuhej në kafene, po ashtu i kishte edhe pa hyrë fare në skuadrën tonë. Nuk është i vetmi, por ia zura emrin se më tha se dua ta mbyll këtë rrugëtim. Kurrë, asnjëherë s’më ka shqetësuar për probleme personale, por më ka shkruar edhe pas mesnate nga puna e palodhur duke u kthyer nga një prej zonave më të varfra ku ka bërë atje sa një qeveri e tërë për njerëzit. Shembuj që nuk na mungojnë, që bëjnë punën më të madhe pa bujën më të vogël do përbëjnë skuadrën për ndeshjen e ardhshme ku do hyjmë jo vetëm për mandatin, por për fitoren më shembullore të të gjithë serisë së pandërprerë”, tha Rama.