Jeta në Tokë mund të ketë filluar rreth 1.5 miliardë vjet më herët nga sa mendohej, sipas një studimi të ri.
Shkencëtarët ishin gjerësisht të mendimit se kafshët u shfaqën për herë të parë në Tokë 635 milionë vjet më parë, por studimi i fundit, i udhëhequr nga një ekip kërkimor në Universitetin e Kardifit, ka gjetur shenja të një ekosistemi shumë më të hershëm.
Ekosistemi u gjet në pellgun Franceville afër Gabonit. Studimi përshkruan një episod të aktivitetit vullkanik nënujor pasi dy kontinente u përplasën “Ne tashmë e dimë se rritja e përqendrimeve të oksigjenit të fosforit detar dhe ujit të detit janë të lidhura me një episod të evolucionit biologjik rreth 635 milionë vjet më parë. Studimi ynë shton një episod tjetër, shumë më të hershëm, 2.1 miliardë vjet më parë”, tha Dr Ernest Chi Fru autori kryesor i studimit.
Ekipi hulumtues gjeti ndryshime mjedisore që mund të kenë shkaktuar evolucionin. Por format e jetës nuk morën zhvillim në atë kohë, sipas studiuesve. Kjo ishte për shkak të natyrës së kufizuar të masës ujore dhe kushteve jo të mira që ekzistonin për miliarda vjet më vonë.