Politika Kuvendi miraton mes tensionesh ndryshimet në qeveri, votohen ministrat e rinj

Kuvendi miraton mes tensionesh ndryshimet në qeveri, votohen ministrat e rinj

U miratuan këtë të martë ministrat e rinj të qeverisë Rama, të propozuar nga kryeministri në Kongresin që zhvilloi Partia Socialiste më 28 Korrik.

Ervin Hoxha u emërua ministër i Brendshëm me 76 vota pro. Petrit Malaj u emërua ministër i Financave me 77 vota pro.

Pirro Vengu u emërua ministër i Mbrojtjes me 77 vota pro. Ndërsa Taulant Balla u emërua ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin me 78 vota pro.

Ndërkohë edhe Bledi Çuçi mori 77 vota pro për të zëvendësuar si nënkryetar i Kuvendit Ermonela Felajn.

Gjatë miratimit të ministrave të rinj, ka pasur debate në parlament. Deputetë të opozitës bllokuan foltoren pasi u refuzua kërkesa e tyre për 6 orë debat.

Në krye të tyre qëndronte Gazment Bardhi, të cilin Lindita Nikolla edhe pse në seancën e fundit në drejtim të Kuvendit, e përjashtoi për shkak të sjelljes.

“The që je sëmurë, gënjen, je e paturp. Të shkarkuan si leckë!”, iu drejtua Bardhi Nikollës.

“Të të vijë turp për situatat që krijon”, ishte përgjigjja e saj, teksa deputetë të PD-së u rreshtuan te foltorja.

Së shpejti pritet të nisë edhe procedura për zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit. Votimi do të bëhet në mënyrë të fshehtë. Për këtë post nga kryeministri Edi Rama është propozuar Elisa Spiropali.