Politika Elisa Spiropali votohet si kryetare e Kuvendit mes kaosit

Elisa Spiropali votohet si kryetare e Kuvendit mes kaosit

Elisa Spiropali u emërua këtë të martë si kryetare e Parlamentit me 75 vota pro.

Seanca që ishte parashikuar për të votuar Spiropalin dhe ministrat e rinj të qeverisë Rama u shoqërua me tensione.

Deputetët opozitarë bllokuan foltoren duke e bërë të pamundur që të bëhej votimi i fshehtë për Spiropalin.

Edhe për këtë çështje, socialistët kishin marrë masa duke iu drejtuar votimit të fshehtë në mënyrë elektronike.

Madje pas votimit, disa deputetë kanë hedhur ujë dhe letra në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë me herët u miratuan edhe ministrat e rinj të qeverisë Rama.