Aktualitet GJKKO dënon me 25 vite burg Gjergj Cukalin

GJKKO dënon me 25 vite burg Gjergj Cukalin

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dënuar këtë të mërkurë Gjergj Cukalin me 25 vite burg lidhur me ngjarjen e shpërthimit me eksploziv ndaj biznesmenit Gjon Mena në Kamëz.

Ndërkohë kujtojmë se Gjon Memës më 9 shkurt iu vendos tritol në automjet në Kamëz ku pati vetëm dëme materiale.

I penduari i drejtësisë Enver Jamaku dënohet me 8 vite burg. Flor Abazi u dënua me 22 vjet, Blendi Deda 22 vjet, dhe Paris Prenga 21 vjet.

Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencën për dosjen ndërsa çështja i kaloi për hetime, SPAK. Vëllezërit Jamaku, me statusin e dëshmitarit të drejtësisë kanë thënë se Cukali u ka premtuar dhënien e 30 mijë eurove, në këmbim që ai të vendoste tritolin në mjetin e biznesmenit Mena.